Aktualitet

Avokati zbulon detajin makabër në vrasjen e ish-drejtorit të SHISH: Iu pre gjuha! Autorët dhanë mesazh

Avokati u shpreh se autorët e ngarjes kanë treguar kujdes të veçantë për ta servirur ngjarjen si vetëvrasje, por se sipas tij eliminimi i Çopas ka lidhje edhe me detyrën e tij si shefi i Kundërzbulimit.

2 Nëntor 2022, 23:10 Nga DOSJA
Avokati zbulon detajin makabër në vrasjen e ish-drejtorit të
Arbër Hoxhaj

TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala  po trajtohet çështja e vrasjes së ish drejtorit të Departamentit të Kundërzbulimit në Shërbimin Informativ Shqiptar, Isa Çopa.

I ftuar në studio, avokati penalist Arbër Hoxhaj, ka zbuluar një detaj i cili nuk është i përfshirë në dosjen hetimore. Ai tha se Çopës i është prerë gjuha dhe se një akt i tillë ka pasur qëllim dërgimin e një mesazhi. Avokati u shpreh se autorët e ngarjes kanë treguar kujdes të veçantë për ta servirur ngjarjen si vetëvrasje, por se sipas tij eliminimi i Çopas ka lidhje edhe me detyrën e tij si shefi i Kundërzbulimit.

Hoxhaj: Çopa ishte drejtor i departamentit kundërzbulimit. Legjislacionit të SHIK ka të bëjë me aktivitetet kriminale të shërbimeve të huaja. Detyra e tij, kundërzbulimi it ë huajve në territortin shqiptar.  Mekanizmi që kanë përdorët autorët, janë kujdesur ta trajtojnë si vetëvrasje. Gjuha e prerë e viktimës, autori ka dashur të japë një mesazh. Shkaku i vdekjes, asfiksimi nga avujt dhe tymi i benzinës. Shkak vdekje as dhuna me mjete të forta dhe as prerja e gjuhës. Nëse autoritetet e drejtësisë do kishin vullnet mund ta zbardhnin ngjarjen. Kanë lënë pa trajtuar një sërë provash. Ka pasur një sërë qelizash telefonike, i ka çuar një emsazh të birit. Në atë zonë 15-20 telefonata të kryera mund të shiheshin trafiku i telefonatave, shenjat e gishtave.

Lala: Detaji i gjuhës nuk është në dosje hetimore.

Marrë nga BW

arbër hoxhaj isa copa

Sondazh

Poll