Aktualitet

Makabriteti me të moshuarën, Buzhala: Ajo infermierja kërkon të tregojë forcën, është dhunuar nga të tjerë

Ai tha më tej se edhe ajo me siguri është dhunuar nga persona të tjerë, ndaj sot kërkon të tregojë që ka forcë.

2 Nëntor 2022, 22:26 Nga F.M
Makabriteti me të moshuarën, Buzhala: Ajo infermierja kërkon
Berat Buzhala

TIRANË- Gazetari Berat Buzhala është shprehur se Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi të moshuarën në qendrën e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë është gjithashtu një njeri i dhunuar. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Buzhala thotë se vajza në fjalë kërkon të tregojë protagonizëm para një personi të dobët para saj. Ai tha më tej se edhe ajo me siguri është dhunuar nga persona të tjerë, ndaj sot kërkon të tregojë që ka forcë.

“Lexova sot njerëz të njohur, personazhë publikë që që kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale që thoshin ‘ato duhen tërhequr zvarrë rrugëve të Prishtinës. Një akt makabër që zëvendëson një tjetër akt më makabër. Ajo vajzë aty kërkon që të tregojë protagonizëm personal, fuqinë para një të dobëti, para viktimës së saj. Unë mendoj se ajo gjithashtu është dhunuar nga dikush tjetër,”- tha Buzhala ndër të tjera.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.

berat buzhala

Sondazh

Poll