Aktualitet

Çfarë po hetonte Isa Çopa në Fier? Hoxha: Ishte në krye të një operacioni sekret, autorët janë lënë ‘në baltë’

Hoxha tha se Çopës i ishte caktuar një operacion në Fier.

2 Nëntor 2022, 23:03 Nga F.M
Çfarë po hetonte Isa Çopa në Fier? Hoxha: Ishte në
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha analizoi këtë mbrëmje vdekjen misterioze të drejtorit të Kundërzbulimit në SHISH, Isa Çopa, E ftuar në emisionin “Në Shenjestër”, Hoxha pohoi se ky i fundit ishte në krye të një misioni sekret, që kurrë nuk u zbulua. Hoxha tha se Çopës i ishte caktuar një operacion në Fier.

“Bëhet fjalë për punë perfeke të autorëve të dyshuar. Ata pavarësisht se janë përpjekur të mos lënë gjurmë, janë lënë në baltë nga një agjent i SHISH. Çdo e dhënë e saj tregon qartazi se i ndjeri nuk ishte një individë që prirje suicidale. Ai kujdesej me detaje. Ishte në krye të një operacioni sekret. Fakti që ka takuar aq shumë vartës atë ditë, ishte në kërkim të diçkaje. Do i jepja përgjigje të qartë nëse do të ishin hapur kartat për këtë operacion. SHISH nuk e deklaroi asnjëherë haptazi për prokurorinë se çfarë po hetonte Çopa në Fier.”, tha Hoxha.

anila hoxha isa copa

Sondazh

Poll