Aktualitet

Dita e fundit e ish-drejtorit të SHISH, Anila Hoxha: Isa Çopa kishte takime të ngjeshura! Çdo histori që ka agjentë të shërbimit sekret mbetet mister

Anila Hoxha tha se ditën e fundit të jetës, Isa Çopa kishte dhe takime të ngjeshura. 

2 Nëntor 2022, 22:37 Nga F.M
Dita e fundit e ish-drejtorit të SHISH, Anila Hoxha: Isa Çopa kishte
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha tha se çdo vrasje zyrtarëve të SHISH e agjentëve sekretë mbetet e mbuluar me mistër. E ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, Hoxha foli për vdekjen e Isa Çopas dhe tha se historia ka shumë pikëpyetje dhe se sipas saj fillimisht u raportua si vetëvrasje. Ajo shtoi se më pas u hodhën dyshime të forta nga familjarët për këtë ngjarje që asnjëherë nuk u zbardh plotësisht. Anila Hoxha tha se ditën e fundit të jetës, Isa Çopa kishte dhe takime të ngjeshura. 

“Kjo histori u raportua zyrtarisht si një vetëvrasje madje me një dinamikë të shtjelluar dhanë detaje për orën kur kishte ndodhur ngjarja, si ishte vënë në dijeni polica. Në ditët në vijim u mbajt me pistën e një vetëvrasje. Njerëzit e krimeve të rënda kryen një sërë veprimesh përfshirë edhe përgjime të caktuara, por ajo që bërtiste më fort ishte se të gjithë punonjësit, thonin ‘se ne e takuam Isain dhe ishin takime dinamike’. Asnjeri nuk jepte detaje,. Ditën e fundit të jetës së Isa Çopës ai ka pasur shumë takime. Një nga takimet e tij ka qenë për një operacion ndjekje vëzhgim dhe këto detaje nuk përmenden. Nga njëra anë muri i sekreteve të mëdha duket sikur respektohet edhe policia e krimit, e lënë në heshtje. Trajektoria në heshtje departamenti i hetimit të krimeve, shërbimi vetë po kryente një analizë të caktuar, por askush nuk doli të fliste momentet e para. Jemi një muaj pasi u hodh në erë gjyëtari i Vlorës. Asnjë nga misionet e Isa Çopjes nuk thuhen, flitet vetëm për pozicionin e tij dhe për misionin që kishte ai ditët e fundit të jetës. Kishte dyshime, hapin e parë e hedhin familjarët e të ndjerit, dolën mesazhe, kishte pikëpyetje për këqyrjen e vendngjarjes, një familjar i rrethit të ngushtë, thotë fola me vëllain tim dhe më thotë se do të më thonte diçka  por se ky nuk ishte momenti. Pra ai kryen zikzake takimesh, takon një vartës të tij, një vartës tjetër. Dita e tij është mjaft e ngjeshur. Në këtë ditë të ngarkuar shfaqet u ndjeri që shkon tek familjari i vet me atë bidonin që përmendet në dosje dhe kjo duket se ka çuar edhe policinë në një qorrsokak. Nuk përputheshin të dhënat në vendin ngjarjes. Një laborator i njohur në Gjermani do të përcaktonte nëse i ndjeri në momentin që ka marrë flakë automjeti, a kishte ndërruar jetë? Gjermanët nuk e thanë në mënyrë të prerë dhe të qartë, por e lanë historinë siç ngelen të gjitha historitë e shërbimit sekret. Çdo histori që ka agjentë të shërbimit sekret ngelet mister”, tha më tej gazetarja.

 

anila hoxha isa copa

Sondazh

Poll