Bota

Dokumenti/ Dhunimi i të moshuarës në Pejë, del vendimi për pezullimin e infermieres dhe kujdestareve

Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës.

2 Nëntor 2022, 18:49 Nga I.A
Dokumenti/ Dhunimi i  të moshuarës në Pejë, del vendimi
Momenti i dhunes

KOSOVË- Infermierja Aurona Pelaj, që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në Pejë bashkë me tre kujdestaret që u panë duke bashkëpunuar në këtë akt, janë pezulluar nga puna. Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës.

Në dokumentin e publikuar, bëhet me dije se Pelaj është pezulluar për “sjellje të pahijshme” derisa tri të tjerat për faktin se nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi. Po ashtu thuhet se masa të tjera ndaj tyre do të ndërmerren pas procedurave hetimore të policisë.

Dokumenti/ Dhunimi i  të moshuarës në Pejë, del vendimi
Dokumenti

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll