Bota

Tensionet në Veri/ Sveçla: Po nxiten nga elementë të shërbimit sekret serb. Targat serbe, të jashtëligjshme në Kosovë

Sipas tij që nga viti 2015 deri më tani janë djegur 56 makina në Mitrovicë.

2 Nëntor 2022, 18:42 Nga e.k
Tensionet në Veri/ Sveçla: Po nxiten nga elementë të
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha se grupet ekstremiste serbe në Veri të Kosovës po nxisin tensione teksa shtoi se sa herë që ka tensione në Veri ambasada ruse në Kosovë shon në kufi të Kosovës. Sipas tij që nga viti 2015 deri më tani janë djegur 56 makina në Mitrovicë.

"Ata po organizojnë këto grupe ekstremiste që nxisin tensione. Më herët, kemi dëbuar shtetas rusë me dyshime se janë spiunë. Sa herë ka tensione, ambasada ruse shkon në kufi me Kosovën. Që nga viti 2014 kemi 56 vetura të djegura në atë zonë", tha ai.

Ministri akuzoi Serbinë se po ndihmohet me armë nga Rusia. I ftuar në emisionin "Zona Zero" në Top Channel Sveçla tha se jemi në një situatë ku një ministër kërkon minim të institucioneve ku ai vetë bën pjesë duke iu referuar kreut të Listës Serbe Goran Rakiç

"Ne si qeveri po vuajmë pasojat e tmerrshme të vendimeve që qeveritë e mëparshme kanë marrë. Në qeverinë e Kosovës duhet të ketë patjetër një ministër serb, sipas ligjit.  Jemi në një situatë ku kemi një ministër kërkon minim të institucioneve ku ai vetë bën pjesë. Ne jemi duke i zgjidhur çështjet një nga një", shtoi ai

xhelal sveçla reciprociteti per targat

Sondazh

Poll