Bota

Kishte "ëndërr" të çonte shqiptarët në Ruanda/ Suella Braverman "masakrohet" me komente, akuza se ka ngjallur urrejtje për emigrantët

Sulmi i saj ndodhi kur u përpoq të largonte vëmendjen nga politikat e saj të gabuara të emigracionit që i kanë lënë qendrat e azilit të mbipopulluara, të mbushura me sëmundje dhe të rrezikshme.

2 Nëntor 2022, 16:18 Nga k.m.
Kishte "ëndërr" të çonte shqiptarët në
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman është akuzuar se ka nxitur ndarje me gjuhën e saj nënçmuese për azilkërkuesit. Sidomos për ata shqiptarë. Sekretarja e Brendshme, e cila po lufton të mbajtur punën e saj, pasi pranoi se dërgonte në mënyrë të përsëritur emaile qeveritare në llogarinë e saj personale. Sulmi i saj ndodhi kur u përpoq të largonte vëmendjen nga politikat e saj të gabuara të emigracionit që i kanë lënë qendrat e azilit të mbipopulluara, të mbushura me sëmundje dhe të rrezikshme.

Deputetja e Partisë Laburiste, Zarah Sultana, i tha sot: E neveritur kur dëgjoj Suella Braverman të thotë se ka një 'pushtim në bregdetin tonë jugor. E gjithë kjo gjuhë që ajo përdor po nxit urrejtjen dhe po përçon ndarjet.

“Fakti që Suella Braverman përdor terma si 'pushtimi' për të përshkruar mbërritjen e refugjatëve, njerëz që kërkojnë t'i largohen një konflikti, është fyese. Ata e dinë se çfarë ndjesie është të pushtohesh… ne jemi me fat që shumica prej nesh nuk e bëjnë këtë,”- tha themeluesja e shoqatës bamirëse të refugjatëve Care4Calais, Clare Moseley. Kjo e fundit është nga mbështetëset më të mëdha në vend për të drejtat e emigrantëve. Kundër Braverman doli edhe shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, Enver Solomon, i cili gjithashtu e cilësoi fjalimin e britanikes si retorikë të rrezikshme dhe të gabuar. 

Braverman u akuzua se kishte injoruar paralajmërimet ligjore se ajo po shkelte ligjin duke i mbajtur emigrantët në qendrat e azilit për një kohë të gjatë. Por ajo e mohoi pretendimin. Pas emërimit nga Liz Truss, ajo sërish u kritikua për dërgimin e emaileve zyrtare në llogarinë e saj private pasi pranoi se e kishte bërë atë 6 herë në 31 ditë. Ekspertët paralajmërojnë se ky veprim i saj mund të ketë rrezikuar sigurinë kibernetike. Me largimin e Truss iku dhe ajo, por u riemërua në detyrë nga Rishi Sunak. 

"Rreth 40,000 njerëz kanë mbërritur në bregdetin jugor vetëm këtë vit. Shumë prej tyre të ndihmuar nga bandat kriminale, disa prej tyre anëtarë të vërtetë të bandave kriminale. Sistemi është i prishur. Migrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit dhe shumë njerëz janë të interesuar të luajnë lojëra politike, sesa të mbulojnë të vërtetën sesa të zgjidhin problemin,"-tha ajo pas përllogaritjes së fatura ditore për mbajtjen e azilkërkuesve në hotele kishte arritur në 6.8 milionë paund. Megjithatë kulmin e vetë e pati kur tha se kishte ëndërr që të shihte shqiptarët teksa depërtoheshin jashtë Anglisë, për në Ruanda. Ideja e kampit në Afrikë nuk është hedhur poshtë por për momentin është pezulluar. Mbetet për t'u parë sesi do të zgjedhë Sunak që të trajtojë çështjen. 

 

suella braverman shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll