Bota

"Është vendosur në gatishmëri ushtria serbe”, Sveçla për vendimin e targave: Nuk u tërhoqëm

Ai tha se e mira e gjithë rajonit është që Serbia të demokratizohet duke iu referuar deklaratave të fundit se ushtria serbe është në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi.

2 Nëntor 2022, 18:34 Nga e.k
"Është vendosur në gatishmëri ushtria serbe”,
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla është shprehur se qeveria e Kosovës nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e targave por thjesht ka bërë disa ndryshime që ishin të nevojshme për frymën e dialogut dhe mos nxitjes së konfliktit. Ai tha se e mira e gjithë rajonit është që Serbia të demokratizohet duke iu referuar deklaratave të fundit se ushtria serbe është në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi.

"Ne nuk u tërhoqëm por modifikuam qasjen fillestare. Nuk ka patur fare gatishmëri nga pala serbe per të zgjidhur këtë cështje dhe në këtë kuadër kemi edhe reagimin e të gjithë aleatëve. Ne kishim dallime në implementim. Tani kemi dhe një incident për të ashtëquajtur fluturimin e dronëvë mbi tëerritorin e Serbisë dhe ata kanë ngritur në gatishmëri ushtrinë dhe ka vendosur trupat pranë kufirit. E mira e Kosovës dhe të gjithëve në rajonë është që Serbia  të demokratizohet", tha ai në studeion e Zona Zero në Top Channel.

reciprociteti i targave xhelal sveçla

Sondazh

Poll