Bota

Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Rrjeti mbushet me reagime: Revokojuni licencat, dora perverse e rrahu dhe e filmoi

Reagimet janë të shumta si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosovë dhe të gjithë dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, por nuk i kursejnë kritikat ndaj fëmijëve të të moshuarës së lënë në këtë qendër.

2 Nëntor 2022, 17:13 Nga F.M
Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Rrjeti mbushet me reagime:
Aurona Pelaj rreh të moshuarën

KOSOVË- Rrjeti është mbushur me reagime të shumta pasi një video e publikuar dëshmoi dhunën macabre të ushtruar mbi një të moshuar në Pejë. Persona publikë dhe jo vetëm kërkojnë që kujdestares Aurona Pelaj dhe të gjitha kolegeve të saj që kanë dhunuar të moshuarën, tu revokohet licensa. Reagimet janë të shumta si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosovë dhe të gjithë dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës, por nuk i kursejnë kritikat ndaj fëmijëve të të moshuarës së lënë në këtë qendër.

Elona Caslli: Një infermiere që dhunon një të grua të moshuar në një azil pleqsh në Pejë. Një dorë perverse që e filmon dhe qesh. M'u bë se pashë nënën time në video që dikush po ma tallte, poshtëronte dhe po ma rrihte dhe m'u mbushën sytë me lot. Post Scriptum- Zoti gjykoftë dorën që e goditi dhe dorën që e filmoi.

Genc Sejko: Novelisti Pearl Buck thotë se, “Shoqëria duhet të bëjë të mundur që të moshuarit të mos kenë frikë nga të rinjtë apo të braktisen prej tyre, sepse prova e një qytetërimi është mënyra se si ai kujdeset për anëtarët e tij të pafuqishëm.”  Video ishte shumë e rëndë. Tregues i asaj që po kalojmë ne si komb.  Mungesë respekti dhe dhimbsurie ndaj atyre që janë më të dobët. Turp për ata që e kanë braktisur zonjën në këtë mënyrë! Turp për atë që po e dhunon! Turp për ata që e filmojnë e qeshin! Turp për ata që kalojnë afër e nuk e ndalojnë dhunimin! Turp për ne nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar realitetin e një shoqërie që po kalbet shpirtërisht.

Reagimi i shpërndarë më shumë: DHUNA KA EMËR: AURONA PELAJ!  Revokim të licencës dhe dënim meritor për dhunuesen Aurona Pelaj bashkë me kontribueset e këtij akti makabër ndaj gruas së moshuar. Turpi ju mbuloftë!

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj

Sondazh

Poll