Bota

Flasin familjarët e të moshuarës që u dhunua në Pejë: Jemi të tmerruar, pamë shenja dhune

I pari që është përballur me pamjet e dhunës ndaj të moshuarës ka qenë bashkëshorti i saj. Ai thotë se ka lajmëruar menjëherë policinë sapo ka parë videon.

2 Nëntor 2022, 16:33 Nga F.M
Flasin familjarët e të moshuarës që u dhunua në
Aurona Pelaj rreh të moshuarën

KOSOVË- Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin. Në një prononcim për Gazetën Ekspress, e reja thotë e nëna e saj është në gjendje të rëndë dhe se vetë ajo gjithashtu nuk është mirë emocionalisht.

“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh,”- thotë vajza, Zhaneta Nura.

I pari që është përballur me pamjet e dhunës ndaj të moshuarës ka qenë bashkëshorti i saj. Ai thotë se ka lajmëruar menjëherë policinë sapo ka parë videon.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë,”- ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjinin.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.

aurona pelaj

Sondazh

Poll