Politike

Protesta e pedagogëve/ Duma i përgjigjet Ramës: E ka gojën për jashtëqitje, kërkesat e tyre janë minimaliste

Ndërsa komenteve të kryeministrit Rama zgjodhi r'i përgjigjej me deklaratën e saj në fjalimin embajtur në parlement kur i drejtohet kreut të qeverisë se përderisa e ka aparatin tretës në tru mund ta përdorë gojën si jashtëqitje.

2 Nëntor 2022, 14:58 Nga e.k
Protesta e pedagogëve/ Duma i përgjigjet Ramës: E ka gojën
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma duke folur për protesten e pedagogëve, të cilët ditën e sotme kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie nëse kryeministri nuk merr parasysh kërkesat e tyre depuetja e PD u shpreh se paga e pedagogëve është një tallje dhe se ajo që kërkojnë ata është minimaliste. Ndërsa komenteve të kryeministrit Rama zgjodhi r'i përgjigjej me deklaratën e saj në fjalimin embajtur në parlement kur i drejtohet kreut të qeverisë se përderisa e ka aparatin tretës në tru mund ta përdorë gojën si jashtëqitje.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Pyetje: Ky vit nisi me bojkot, ditën e sotme pedagogët kanë njoftuar se do të futen në greve urie, çfarë mendon për këtë?

Grida Duma: Mendoj që duhet të jenë më shumë pedagogë se aq. 600 mijë lekë të vjetra është tallje, turp, shkelje. Jetojmë në një shoqëri tregu, arsimi ka çmim të lartë, nëse nuk ka çmim të lartë ka arsim të varfër. 

Pyetje: Një mesazh për kryeministrin se dhe ai ka reaguar, çfarë dio t'i thoje?

Grida Duma: Do ta lëmë me atë që i kam thënë të fundit. Mendoj që fjalia e parë është shumë e mirë. Kush e ka aparatin tretës në tru, e përdor gojën për jashtëqitje. 

grida duma

Sondazh

Poll