Politike

Me çfarë parash do të mbahen Primaret kur “financat” i ka grupi Alibeaj? Vokshi: Shpenzimet janë minimale

Vokshi u shpreh se shpenzimet për këtë proces janë minimale dhe se i kanë marrë përsipër vetë degët.

2 Nëntor 2022, 13:26 Nga A.B
Me çfarë parash do të mbahen Primaret kur
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i Partisë Demokratike mbajti ditën e sotme një konferencë me gazetarët lidhur me procesin e primareve nga të cilat do të dalin edhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi u pyet nga gazetarët se me çfarë parash janë duke u zhvilluar primaret.

Vokshi u shpreh se shpenzimet për këtë proces janë minimale dhe se i kanë marrë përsipër vetë degët.

Pyetja: Me cfarë parash do mbahen primaret?

Vokshi: Ne kemi zhvilluar disa zgjedhje, për çdo degë që organizon zgjedhjet e brendshme, nuk janë financa të konsolidueshme, çdo anëtar voton në qendrat e votimit, në informacionin që unë kam, është një shpenzim minimal që vetë degët e kanë marrë përsipër. Në Tiranë, janë zhvilluar në PD. Nuk ka financa. 

Pyetja: Po degët me se mbahen? 

Vokshi: Kjo nuk është pyetje për këtë komision, në çdo degë të PD ka vetëm një zyrë, ka 1 zyrë zyrtare, zyrat e tjera nuk e di se çfarë janë, ne operojmë në mënyrë zyrtare. Çdo gjë është e zbatuar në statutin e PD.

primaret ne pd

Sondazh

Poll