Bota

Arrestohet shkrimtari grek i librave për fëmijë, i gjenden materiale pornografike me të mitur

Para oficerëve të Policisë Papatheodorou ka thënë se është e vërtetë që ai ka shkakruar përmbajtje pornografike për fëmijë por këtë e ka bërë për arsye profesionale pasi po përgatitet të shkruajë një liber për këtë tematikë. Por kjo nuk i ka bindur oficerët, të cilët e kanë mbajtur në arrest.

2 Nëntor 2022, 15:10 Nga e.k
Arrestohet shkrimtari grek i librave për fëmijë, i gjenden
Vasilis Papatheodorou

GREQI- Autori i njohur i librave për fëmijë Vasilis Papatheodorou, i cili deri vonë mbante postin e shefit të departamentit të fëmijëve të një shtëpie të njohur botuese po përballet me probleme serioze me drejtësinë pas akuzave për posedim të materialeve pornografike për fëmijë. Ai aktualisht mbahet në paraburgimin e Tripolit dhe do qëndrojë aty deri në përfundim të hetimeve.

Ai u zbulua oficerët e krimit kibernetik pas skanimit të internetit me softuer të veçantë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, i cili aktivizohet, kur shkarkohen skedarët e pornografisë së fëmijëve. Pas një hetimi që zgjati më shumë se një muaj, analistët e Prokurorisë gjetën në dosjet e tij më shumë se 100 video me materiale të forta pornografike me fëmijë nën 12 vjeç.

Para oficerëve të Policisë Papatheodorou ka thënë se është e vërtetë që ai ka shkakruar përmbajtje pornografike për fëmijë por këtë e ka bërë për arsye profesionale pasi po përgatitet të shkruajë një liber për këtë tematikë. Por kjo nuk i ka bindur oficerët, të cilët e kanë mbajtur në arrest. Efektivët e Policisë dyshojnë se përveç materialit pornografik ai mund të ketë kryer edhe aktivitete të tjera, por që hetimet vazhdojnë dhe deri më tani gjithçka është në vazhdën e dyshimeve.

vasilis papatheodorou greqi

Sondazh

Poll