Bota

Dhunuan brutalisht të moshuarën dhe më pas e filmuan, arrestohen 2 punonjëset e azilit në Pejë

Prokuroria njofton se nuk është bërë ende me dije identiteti i të arrestuarave, ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprën penale “Sulmi” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

2 Nëntor 2022, 15:44 Nga a.l
Dhunuan brutalisht të moshuarën dhe më pas e filmuan, arrestohen
Peje

PEJË- Pas publikimit të videos me pamje të rënda nga azili në Pejë, policia ka arrestuar dy nga punonjëset që dhunuan brutalisht një të moshuar dhe më pas e filmuan. Prokuroria njofton se nuk është bërë ende me dije identiteti i të arrestuarave, ndërsa pritet të përballen me akuzën për veprën penale “Sulmi” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”, njofton prokuroria.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e sotme. Në videon e publikuar nga një qytetare shihen skenat skandaloze të infermieres dhe 3 kujdestareve teksa godasin, shtyjnë pas murit dhe përqeshin të moshuarën e pambrojtur. Pamjet e aktit ç’njerëzor u bënë menjëherë virale në media, ndërsa opinioni publik ka komentuar i indinjuar dhe i tronditur rastin në fjalë. Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme./ Dosja. al 

peje azil dhune e moshuar

Sondazh

Poll