Bota

Aleati i ngushtë i Putinit habit me deklaratën e tij, lavdëron Zelenskyy-n: Mos e nënvlerësoni, është lider i fortë dhe njeri i mirë

Ai e quajti liderin ukrainas si lider të fortë dhe të sigurt që nuk duhet nënvlerësuar. Prigozhin shtoi se Zelensky ishte “një njeri i mirë” duke dalë komplet në kundërshtim me linjën e propaganduar nga Kremlinit madje dhe nga ai vetë disa kohë më përpara. 

2 Nëntor 2022, 14:25 Nga e.k
Aleati i ngushtë i Putinit habit me deklaratën e tij, lavdëron
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit famëkeq mercenar Wagner së fundmi ka habitur me qëndrimet e tij teksa ka lavdëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai e quajti liderin ukrainas si lider të fortë dhe të sigurt që nuk duhet nënvlerësuar. Prigozhin shtoi se Zelensky ishte “një njeri i mirë” duke dalë komplet në kundërshtim me linjën e propaganduar nga Kremlinit madje dhe nga ai vetë disa kohë më përpara. 

“Megjithëse ai është president i një vendi armiqësor ndaj Rusisë për momentin, Zelenskyy është një njeri i fortë, i sigurt dhe i mirë”, tha ai.

I pyetur se pse po lavdëronte një njeri që Moska e ka kritikuar, nënçmuar dhe sulmuar që kur erdhi në pushtet në vitin 2019, ai shtoi: “Për t’u bërë më i fortë, për të fituar, duhet ta trajtoni kundërshtarin me respekt. Mos e nënvlerësoni atë”, u shpreh aleati i Putinit.

Kur Putin nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt, Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas për të larguar Zelenskyy-n nga detyra, duke thënë se do të ishte më e lehtë për t'u marrë me gjeneralët se me 'bandat e narkomanëve dhe neo-nazistëve' që janë aktualisht në pushtet.

lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll