Bota

Frika nga kalimi i emigrantëve, Polonia do të ndërtojë mur përgjatë kufirit me Rusinë

Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit.

2 Nëntor 2022, 12:31 Nga d.a.
Frika nga kalimi i emigrantëve, Polonia do të ndërtojë mur
Kufiri

POLONI- Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka urdhëruar të mërkurën ndërtimin e një barriere të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit. Punimet do të nisin menjëherë.

Ministri polak ka thënë se duhet të rritet siguria e kufirit në mënyrë që Polonia të ndihet e sigurt. Ai ka thënë se ka autorizuar ndërtimin e një barriere të përkohshme në kufirin e gjatë prej 210 kilometrave.

Kufiri i Polonisë me Bjellorusinë është kthyer vitin e kaluar në krizë të madhe të migrantëve, pasi një numër i madh i njerëzve kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Polonia pati nisur ndërtimin e një muri prej çeliku me Bjellorusinë dhe punimet kanë përfunduar në qershor të këtij viti.

Liderët polakë dhe ata të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Qeverinë bjelloruse, e cila është e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, për organizim të migrimit, në mënyrë që të krijohet kaos në Bashkimin Evropian./REL/

mariusz blaszczak kufiri poloni-rusi

Sondazh

Poll