Bota

Iu dogj makina në veri, shtetasi serb publikon pamjet: Kam 16 vite që e kam regjistruar me targa të Kosovës

Në një postim në Facebook, Bojan Bozoviq ka thënë se makina e tij nuk është riregjistruar së fundmi me targat RKS, por ka qenë e regjistruar në targa të Kosovës qe 16 vite.

2 Nëntor 2022, 13:09 Nga d.a.
Iu dogj makina në veri, shtetasi serb publikon pamjet: Kam 16 vite që
Makina e djegur

KOSOVË- Shtetasi serb, të cilit ju dogj makina pranë shtëpisë së tij në Zubin Potok, ka postuar pamjet pas ngjarjes dhe ka thënë se për pak i është rrezikuar dhe shtëpia.

Në një postim në Facebook, Bojan Bozoviq ka thënë se makina e tij nuk është riregjistruar së fundmi me targat RKS, por ka qenë e regjistruar në targa të Kosovës qe 16 vite.

Makina e tij ishte djegur mbrëmë pas mesnate dhe për këtë rast ka reaguar sot edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier i ka quajtur veprime frikacake dhe kriminale, ndërsa ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat.

SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjeve të Kosovës. Këto janë veprime frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier ndër të tjera.

Më 31 tetor skadoi dhe afati i fundit i vendimit të qeverisë së Kosovës për të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në veri që të konvertojnë targat e makinave të tyre në RKS. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim, por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj duke bërë vetëm disa ndryshime të rregullave. Duke filluar nga 1 nëntori deri më 21 nëntor për këdo që nuk konverton targat serbe do të jepet masa e vërejtjes. Pastaj do të vijojë me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat prove për makinat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave me targa ilegale.

bojan bozoviq digjet makina ne kosove reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll