Art&Argëtim

Julia Roberts: Martin Luther King pagoi faturën e spitalit kur linda unë

Julia Roberts zbulon marrëdhënien befasuese që kishte Martin Luther King me familjen e saj.

1 Nëntor 2022, 12:26 Nga A.B
Julia Roberts: Martin Luther King pagoi faturën e spitalit kur linda
Julia Roberts

SHBA- Aktorja Julia Roberts ka zbuluar lidhjen që ka me Martin Luther King. Në bisedën në A+E Networks dhe HISTORYTalks të History Channel, Roberts zbulon një fakt befasues që Martin Luther King Jr. dhe gruaja e tij, Coretta Scott King, kanë paguar maternitetin kur aktorja lindi.

"Le të fillojmë me ditën kur linde - kush e pagoi faturën e spitalit?" pyeti Gayle King. 

Julia Roberts shpjegoi se si prindërit e saj, Walter dhe Betty Roberts nuk mund të paguanin faturën e spitalit, kështu që në ndihmë të tyre u ofrua familja King.

'Prindërit e mi kishin një Shkollë Teatri në Atlanta të quajtur ëorkshopi i Aktorëve dhe Shkrimtarëve dhe një ditë Coretta Scott King thirri nënën time dhe e pyeti nëse fëmijët e saj mund të ndiqnin, sepse kishin vështirësi për të gjetur një shkollë që do të pranohej. Dhe nëna ime u përgjigj: "Sigurisht, eja". Dhe kështu ata u bënë të gjithë miq dhe na ndihmuan të kalonim situatën e vështirë ”, vuri në dukje Julia Roberts.

Gayle King theksoi, "Po, sepse në vitet '60, fëmijët e vegjël me ngjyrë nuk mund të ndërvepronin me fëmijët e vegjël të bardhë në Shkollën e Aktrimit. Dhe prindërit tuaj thanë: "Eja". Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme, dhe kjo disi vendos skenën për atë që jeni ju ”, tha prezantuesja televizive.

Kjo tregon se familjet ishin të lidhura me njëra-tjetrën, aq sa familja e Martin Luther King i ndihmoi me faturën e spitalit.

julia roberts

Sondazh

Poll