Art&Argëtim

Loja me zar i kushtoi jetën, vritet me armë zjarri reperi Takeoff

Vetëm disa orë para të shtënave, Takeoff postoi një selfie nga rrugica e bowlingut.

1 Nëntor 2022, 13:09 Nga a.l

Loja me zar i kushtoi jetën, vritet me armë zjarri reperi Takeoff

TEXAS- Reperi i njohur Takeoff është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ditën e sotme në Huston. Sipas mediave lokale, ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti për një lojë me zara, kur dikush hapi zjarr dhe gjuajti reperin në kokë.

Vetëm disa orë para të shtënave, Takeoff postoi një selfie nga rrugica e bowlingut. Takeoff, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte anëtari më i ri i "Migos", pasi Quavo ishte xhaxhai i tij dhe Offset kushëriri i tij. 

Loja me zar i kushtoi jetën, vritet me armë zjarri reperi Takeoff
Takeoff

Ata u bashkuan si një grup në vitin 2008 në Georgia dhe u bënë krijues të hiteve, si psh. "Bad and Boujee".

takeoff huston

Sondazh

Poll