Art&Argëtim

‘Bie’ Tik Tok! 65% e përdoruesve raportojnë probleme me aplikacionin

Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar ndërprerjen. 

1 Nëntor 2022, 16:44 Nga F.M
‘Bie’ Tik Tok! 65% e përdoruesve raportojnë probleme me
TikTok

TIRANË- TikTok ka ‘rënë’ dhe të gjithë përdoruesit, kryesisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po hasin probleme me logimin në këtë aplikacion dhe ngarkimin e videove.

Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 15:21 dhe vijojnë akoma. Deri më tani, më shumë se 1200 probleme janë regjistruar në DownDetector, me 65 për qind të njerëzve që raportojnë probleme me aplikacionin, 23 për qind me lidhjen e serverit dhe 12 për qind me ngarkimin e videove.

Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar ndërprerjen. 

'A ju ka rënë TikTok? Nuk mund t'i shoh postimet apo njoftimet e mia”, ka shkruar njëri.

Një tjetër shkroi në Tëitter: Ka rënë TIKTOK? Videot e mia janë zhdukur.

Ndërprerja vjen vetëm një ditë pasi aplikacioni rival Instagram përjetoi një ndërprerje katër orëshe që shkaktoi pezullimin e llogarive të përdoruesve. 

tik-tok bie tik tok

Sondazh

Poll