Art&Argëtim

VIDEO- Shakira s'pret dot në radhë, pas 1 ore futet me forcë në "Kullën e Terrorit", njerëzit: Na trembi

Radha e familjeve në pritje ishte e gjatë, por Shakira nuk ishte e gatshme të priste shumë për të arritur në kullë.

2 Nëntor 2022, 08:02 Nga A.B
VIDEO- Shakira s'pret dot në radhë, pas 1 ore futet me forcë
Shakira

SPANJË- E ndërsa emri i saj del në tabloidet si për ndarjen nga Pique, ashtu edhe për mashtrimin tatimor që akuzohet se ka bërë, Shakira nuk resht së pushtuari shtypin e huaj.

Ylli i estradës kolumbiane u bë shkak për të të dalë në media sërish kur shkoi në Barcelonë me djemtë e saj. Së bashku me Milanin dhe Sashën, dy fëmijët që ajo ka me Piquen, ata kaluan Halloëeen së bashku në Spanjë, për të vizituar një atraksion të ngritur enkas për këtë periudhë, “ Kullën e Terrorit ”.

Radha e familjeve në pritje ishte e gjatë, por Shakira nuk ishte e gatshme të priste shumë për të arritur në kullë.

Sipas faqeve të ndryshme spanjolle të lajmeve, 45-vjeçarja nisi të kalojë pranë njerëzve që kanë pritur prej gati një orë e gjysmë me fëmijët e saj.

DailyMail ka publikuar një video nga momenti kur Shakira arrin të hyjë në kullë dhe është sharë nga njerëzit që kanë pritur kaq gjatë në vend me fëmijët e tyre.

Një burim i cituar nga Socialité thotë: Ata filluan t'i ndanin të gjithë dhe Shakira u shfaq me fëmijët e saj dhe dy burra të sigurisë dhe ata hynë fshehurazi.

“Qëndrimi i saj i trembi të gjithë. Pavarësisht turmës që bërtiste, Shakira nuk u zmbraps. Organizata tha se po lejonin kë të donin (të kalonte)”, thuhet në raportet e lidhura.

shakira

Sondazh

Poll