Bota

Paralajmëron Çavusoglu: Greqia e di se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Turqinë

Duke folur në një aktivitet mbi politikën e jashtme të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor, Çavusoglu tha se Mitsotakis nuk e mbajti premtimin për axhendë pozitive.

2 Nëntor 2022, 09:54 Nga d.a.
Paralajmëron Çavusoglu: Greqia e di se çfarë do të
Mevlut Çavusoglu

TURQI- Pas incidentit me skafin turk në Samos, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka sulmuar ashpër Greqinë, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias.

Duke folur në një aktivitet mbi politikën e jashtme të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor, Çavusoglu tha se Mitsotakis nuk e mbajti premtimin për axhendë pozitive.

"Mitsotakis premtoi të fokusohej në axhendën pozitive, por ai nuk e mbajti këtë premtim. Ata vazhduan të flasin keq kundër nesh, sidomos Dendias," tha Çavusoglu.

Akuzat se Greqia po përgatitet të sulmojë Turqinë do të thotë se Athina ka humbur mendjen, shtoi ministri i Jashtëm turk, i cili me tone kërcënuese tha se "Athina e di mirë se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Ankaranë".

“Ne nuk e pranojmë përpjekjen që është bërë dhe na ka bllokuar në brigjet tona”, shtoi ministri i Jashtëm turk.

Siç raportojnë mediat turke, Mevlut Çavusoglu iu referua edhe pamjeve me emigrantët në Egje dhe Evros dhe argumentoi se Greqia u përpoq ti diskreditonte me foto dhe dokumente false, ndërsa Turqia ju pvrgjigj me dokumente.

Lidhur me çështjen e hapësirës ajrore, Çavusoglu tha se "është jashtë ligjit ndërkombëtar (përfshirë atë që Greqia mbështet për të drejtën e zgjerimit të saj)".

“Greqia nuk është e sinqertë dhe e ndershme për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut lindor”, shtoi si, duke akuzuar Greqinë se është ajo që bllokon rrugën e drejtësisë.

Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua përsëri për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor.

mevlut çavusoglu kyriakos mitsotakis nikos dendias tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll