Bota

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski mbledh liderët e partive parlamentare

Takimi është planifikuar të mbahet më 7 nëntor në ambjentet e Kuvendit si dhe do të diskutohet për vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

2 Nëntor 2022, 09:02 Nga d.a.
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski
Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski sot do t’u dërgojë ftesë partive politike parlamentare për të mbajtur një takim në të cilin do të diskutohet për të ardhmen evropiane të vendit.

Takimi është planifikuar të mbahet më 7 nëntor në ambjentet e Kuvendit si dhe do të diskutohet për vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

“Takimi i thirrur nga kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”, thuhet deklaratën e qeverisë.

Javën e kaluar kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, duke theksuar se, sipas tij, është mirë të diskutohen ndryshimet kushtetuese, me qëllim të arritjes së një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

dimitar kovaçevski ndryshimet ne kushtetuten maqedonase

Sondazh

Poll