Bota

"Më vjen shumë keq për zgjedhjet e mia"/ Stërviti gratë për terrorizëm, 20 vite burg për xhihadisten amerikane

Nëna e shumë fëmijëve Alison Fluke-Ekren, 42 vjeç, e njohur si "Umm Mohammed al-Amiriki", u deklarua fajtore qershorin e kaluar për "mbështetje materiale për një operacion terrorist".

2 Nëntor 2022, 08:27 Nga a.l
"Më vjen shumë keq për zgjedhjet e mia"/ Stërviti
Alison Brook

SHBA- Një xhihadiste amerikane, e cila drejtonte një brigadë vetëm femra brenda grupit të Shtetit Islamik, u dënua të martën me 20 vjet burg.

Nëna e shumë fëmijëve Alison Fluke-Ekren, 42 vjeç, e njohur si "Umm Mohammed al-Amiriki", u deklarua fajtore qershorin e kaluar për "mbështetje materiale për një operacion terrorist". Në seancën e sotme të dënimit në një gjykatë në Aleksandri, pranë Uashingtonit, ajo i kërkoi gjykatësit federal Leonie Brinkema të tregonte "butësi" dhe ta dënonte me vetëm dy vjet burg. 

"Më vjen shumë keq për zgjedhjet e mia," tha ajo me flokët e mbuluar me një shall të zi.

Prokurori Raj Parekh, megjithatë, vuri në dukje se Fluke-Ekren "u bënte lavazh truri vajzave të reja, të cilat ajo i stërviti për t'i vrarë" dhe se nuk i vinte keq as për fëmijët e saj. Një nga vajzat e saj, të cilën ajo e detyroi të "martohej" me një luftëtar të ISIS kur ishte vetëm 13 vjeç, shpjegoi se motivimi i nënës së saj ishte "dëshira e saj për të kontrolluar dhe dominuar".

Dua që njerëzit ta dinë se çfarë njeriu është”, tha Leila Ekren, e cila nuk e fshehu nervozizmin e saj.

Ndërmjet viteve 2012-19 Alison Fluke-Ekren mbështeti organizatat xhihadiste në Libi, Irak dhe Siri dhe trajnoi më shumë se 100 gra në ushtri. Ajo pranoi në qershor se u mësoi studentëve të saj femra – disa prej të cilave ishin të moshës 10-11 vjeç – se si të përdornin armët automatike dhe rripat e eksplozivëve. Dikush që e njihte atë në atë kohë dhe iu kërkua të vlerësonte, në një shkallë nga 1 deri në 10, se sa e radikalizuar ishte, u përgjigj se Brooks ishte "jashtë kufijve" dhe do ta vendoste atë në "11 deri në 12".

Kush është Alison Brooks?

Alison Brooks, ishte emri i saj pasi lindi dhe u rrit në një fermë në SHBA. Ajo u martua në fund të viteve 1990 në një kishë metodiste, mori mbiemrin e burrit të saj (Fluke) dhe pati dy fëmijë. Më pas, ajo u divorcua nga Fluke dhe shumë shpejt u martua me një burrë të quajtur Volkan Ekren. Ai u konvertua në Islam dhe në vitin 2008 familja u vendos në Egjipt, ku filloi radikalizimin.

Në vitin 2011, Alison Fluke-Ekren, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, u vendosën në Libi. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Volkan Ekren vodhi dokumente pas sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi dhe ajo e ndihmoi atë t'i analizonte dhe t'i përmbledhte ato në emër të Ansar al-Sharia, një grup xhihadist i lidhur me Al-Kaedën.

Për të “marrë hak” për vdekjen e fëmijëve nga një bombë, ajo sugjeroi që të organizonin një sulm në një universitet amerikan. Për shkak se ishte shtatzënë, ajo e braktisi planin. Menjëherë pas kësaj, ajo mendoi të sulmonte një qendër tregtare në SHBA, por më pas u bind nga i shoqi që të braktiste planin e saj.

Në vitin 2015, Ekren u vra në një bombë. Në vitet në vijim, ajo u rimartua tre herë me anëtarë të tjerë të IS dhe lindi katër fëmijë të tjerë – gjithsej 11. Në të njëjtën kohë, ajo organizoi një brigadë të grave, Katiba Nusaybah, e cila hyri në veprim në shkurt 2017 për të ndihmuar në mbrojtjen e Raqqa-s. Pasi ra qyteti, ajo i kërkoi dikujt t'i tregonte familjes së saj se ajo kishte vdekur, për të shmangur ndjekjen penale. Strategjia e saj nuk funksionoi: në janar 2022 ajo u deportua në SHBA.

alison brook umm mohammed al-amiriki raj parekh

Sondazh

Poll