Bota

Serbia nuk ndryshon qëndrim, nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Brnabiç vlerësoi se Serbia, kur është fjala për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, do të duhej të trajtohej si një rast i veçantë “për shkak të gjithçkaje që i është bërë”.

2 Nëntor 2022, 09:32 Nga d.a.
Serbia nuk ndryshon qëndrim, nuk vendos sanksione ndaj Rusisë
Brnabic

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç konfirmoi dhe njëherë qëndrimin e qeverisë serbe për mosvënien e skansioneve ndaj Rusisë edhe pas kërkesës dhe presionit të vendeve perëndimore.

Sipas mediave vendase, Brnabiç vlerësoi se Serbia, kur është fjala për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, do të duhej të trajtohej si një rast i veçantë “për shkak të gjithçkaje që i është bërë”.

Ajo deklaroi se Serbia nuk është as më larg dhe as më afër vendosjes së sanksioneve sesa ku ishte pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe konkluzionit “që nga atëherë nuk kemi ndryshuar asnjë pikë”.

“Ne jemi i vetmi vend që kemi qëndruar konsistent në këtë kuptim. Edhe ata që na bëjnë presion nuk e dinë më se për çfarë po na bëjnë presion, kështu që ndonjëherë ata shtypin pak më shumë rreth njërit, ndonjëherë rreth tjetrit. Tani ata po bëjnë më shumë presion mbi Kosovën, kështu që nuk mund të bëjnë sanksione”, shtoi kryeministrja dhe vuri në dukje se ka presione të mëdha.

Ajo tregon se qëndrimi i Serbisë është parimor dhe në përputhje me interesat kombëtare të vendit, por edhe me të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.

“Natyrisht, është e vështirë të argumentohet kundër këtij qëndrimi, pasi deri më tani ne kemi arritur ta mbrojmë atë dhe jemi i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk vendos sanksione ndaj Federatës Ruse”,-shtoi ajo.

Serbia ëstë i vetmi vend ballkanik që nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Edhe pse ka dënuar luftën në Ukrainë dhe ka votuar pro rezolutave ndaj Rusisë në OKB, qeveria serbe nuk ka pranuar të sanksionojë Rusinë madje ka vijuar marrëdhëniet dypalëshe duke firmosur dhe marrëveshje të reja.

ana brnabiç sanksionet ndaj rusise marredheniet serbi-rusi

Sondazh

Poll