Bota

E nis me objektiva të qartë! Rishi Sunak forcon rregullat për edukimin seksual në shkolla

Kryeministri i Britanisë së Madhe dëshiron të forcojë udhëzimet për mësuesit dhe marrëdhëniet me edukimin seksual për të siguruar që fëmijëve t'u mësohen vetëm lëndë të përshtatshme për moshën.

2 Nëntor 2022, 08:20 Nga a.l
E nis me objektiva të qartë! Rishi Sunak forcon rregullat për
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak po planifikon të eleminojë orët e papërshtatshme të edukimit seksual në shkolla. Kryeministri i Britanisë së Madhe dëshiron të forcojë udhëzimet për mësuesit dhe marrëdhëniet me edukimin seksual për të siguruar që fëmijëve t'u mësohen vetëm lëndë të përshtatshme për moshën.

Ndryshimi vjen mes shqetësimeve se disa shkolla po ua japin edukimin seksual si lëndë dhe i ekspozojnë të rinjtë ndaj ideve të diskutueshme rreth gjinisë. Në të njëjtën kohë, sipas Telegrafit, Sunak gjithashtu planifikon të rishikojë Aktin e Barazisë për të bërë të qartë se "gjini" nënkupton seks biologjik dhe jo identitet seksual.

Kjo do të nënkuptonte se burrat nuk do të mund të konkurronin në sportet e grave, e po ashtu se vetëidentifikimi për personat transgjinorë nuk ka fuqi ligjore. Një burim i Downing Street tha se mbrojtja e grave dhe vajzave ishte një prioritet për qeverinë Sunak./Dosja.al 

rishi sunak britanie madhe

Sondazh

Poll