Art&Argëtim

VIDEO/ Nuk kanë fund "dhimbjet" për Shakirën, ylli kolumbian shfaqet duke ndihmuar babanë e saj në spital

Këngëtarja e cila është gjithmonë në krah të atit e ka vizituar atë në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka për t'a ndihmuar atë të ngrihet në këmbë. Në video e shohim duke e ndihmuar atë të bëjë ushtrime forcash nën syrin vigjilent të mjekut të tij.

1 Nëntor 2022, 08:48 Nga a.l
VIDEO/ Nuk kanë fund "dhimbjet" për Shakirën, ylli
Shakira


Shakira ka kaluar kohë shumë të vështira së fundmi. Ndërsa Pique gëzon shoqërinë e partneres së tij të re, fatkeqësitë në jetën e këngëtares vijnë njëra pas tjetrës.

Pas ndarjes me futbollistin dhe akuzave për mashtrim tatimor, ylli kolumbian përballet me një vështirësi të re familjare. Së fundmi, babai i saj, William Mebarak Chadid, u shtrua në një klinikë në Barcelonë me shëndetin e tij në rrezik.

Këngëtarja e cila është gjithmonë në krah të atit e ka vizituar atë në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka për t'a ndihmuar atë të ngrihet në këmbë. Në video e shohim duke e ndihmuar atë të bëjë ushtrime forcash nën syrin vigjilent të mjekut të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween”, ka shkruar Shakira në video.

Në postimin e saj të mëparshëm, këngëtarja ka postuar foto nga Halloween, të cilat ka shpjeguar se i ka bërë për fëmijët e saj dhe sepse dëshiron që ata të jenë të lumtur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Gjërat që dikush bën për fëmijët e tij. Ajo vesh kostum gjatë gjithë fundjavës vetëm për t'i parë ata të buzëqeshin”, ka shkruar ajo në Instagram.

Prindërit e yllit të estradës, e veçanërisht nëna e saj, kanë thënë se me Pique -n janë ende “familjarë” , pasi përveç lidhjes së tyre shumëvjeçare, të dy kanë pasur edhe dy fëmijë. Mirëpo, Pique nuk duket të jetë veçanërisht i shqetësuar për shëndetin e gjyshit të fëmijëve të tij dhe kjo është një tjetër “goditje” për Shakirën.

shakira video

Sondazh

Poll