Politike

Ina Zhupa godet grupin 'Alibeaj': Jeni pjesë e Edi Ramës, Berisha ka qenë 1000 për qind i hapur

1 Nëntor 2022, 21:25 Nga DOSJA
Ina Zhupa godet grupin 'Alibeaj': Jeni pjesë e Edi Ramës,
Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa akuzoi grupin mbështetës të Enkelejd Alibeaj se po luajnë rolin e Edi Ramës. Në emisionin Now, në Euronews Albania, Zhupa tha se pjesa tjetër e Partisë Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha, ka qenë 1000 për qind e hapur për të pranuar çdo mekanizëm që garantonte votën e demokratëve dhe kandidati përfaqësues të ishte ai që merrte mbështetjen e bazës.

“Pse këta kur u futën në negociata s’e mblodhën kryesinë por e mbledhin tani që refuzojnë? Pse s’e mblodhën kur votonin bashkë me Taulant Ballën? Kur duan të bëjnë marrëveshje me avokatin e popullit? Pasi prishin marrëveshjen dhe bëhen pjesë e lojës së Edi Ramës. Ne kemi qenë 1000 për qind e hapur për të pranuar çdo mekanizëm që garantonte votën e demokratëve dhe kandidati përfaqësues të ishte ai që merrte mbështetjen e bazës”, tha Zhupa.

vijon...

Sondazh

Poll