Politike

Dështimi i negociatave me grupin Alibeaj/ Këlliçi: Statuti i ‘11 Dhjetorit’, vullneti i shumicës. Vota është kusht i kushteve

Duke komentuar mundësinë që grupi Alibeaj të dalin të vetëm në zgjedhje deputeti demokrat tha se ata nuk kanë vota por ama shtoi se kjo situatë i jep një mesazh të keq PD-së në zgjedhje

1 Nëntor 2022, 21:16 Nga e.k
Dështimi i negociatave me grupin Alibeaj/ Këlliçi: Statuti i
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi duke folur për dështimin e negociatave mes palëve në PD është shprehur se vota nuk mund të negociohet duke shtuar se Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha është vullneti i shumicës.

Këlliçi, i cili është dhe kandidat në primaret e Partisë Demokratike për Tiranën tha se mungon fryma politike dhe se artificat juridike janë ato që çuan PD në krizë politike. Duke komentuar mundësinë që grupi Alibeaj të dalin të vetëm në zgjedhje deputeti demokrat tha se ata nuk kanë vota por ama shtoi se kjo situatë i jep një mesazh të keq PD-së në zgjedhje

Belind Këlliçi: Se di se kë kryesi do të thërrasin grupi i Alibeajt. Se di që ka forume parti-time. Nuk di që të kem parë ndonjë foto, s’ka transparencë. Mungon transparenca mbi vendimmarrjen. Këto artificat juridike janë ato që çuan PD në krizë politike, se mungon fryma politike. Për sa kohë që bashkëbisedimi është baza dhe guri i themelit në çdo formë politike, se di se ça do bëhet më shumë se mekanizmi i votës. Komenti im është ky që se di se ku e kanë bazuar këtë vendimmarrje. Çfarë kanë pritur për të negociuar? E di që kanë negociuar për votën e demokratëve. E kam ditur që po negociohet për Primaret që procesi që jetë transparent. Janë diskutuar çështjes se si mund të ecim përpara. Vota është kusht i kushteve. Ku ka mekanizëm tjetër? Situata politike në vend i jep një imazh të keq në PD. Votë nuk kanë (grupi i Alibaejt) Gjykoj që mund të ecim përpara përmes votës. Sa i përket statutit të ‘11 Dhjetorit’, është vullneti i shumicës. Kemi një interes më të madh, votën e qytetarëve.

partia demokratike belind këlliçi

Sondazh

Poll