Politike

Protesta e 12 nëntorit/ Berisha jep porositë: Në orën 16:00, i madh e i vogël të dalë në rrugë, Rama e ka mbushur kupën dhe duhet të qërohet

Ai përmendi edhe biznesin e vogël, teksa shtoi se Rama u ka rritur taksat dhe po i detyron njerëzit të largohen nga vendi. 

1 Nëntor 2022, 19:43 Nga F.M
Protesta e 12 nëntorit/ Berisha jep porositë: Në orën 16:00,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porositë për protestën e 12 nëntorit që është paralajmëruar nga Opozita. Në takim me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha tha se të gjithë duhet të dalin në shesh më 12 nëntor për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai përmendi edhe biznesin e vogël, teksa shtoi se Rama u ka rritur taksat dhe po i detyron njerëzit të largohen nga vendi. 

"Po ju siguroj që këtë betejë do ta fitojmë, kemi kauzat tona, të çdo qytetari shqiptar, demokrat, socialist apo çfarëdo qoftë ai. Përveç grupit të hajdutëve në Rinas. Ata janë aty për tu marrë një nga një dhe për tu çuar aty ku e kanë vendin, bashlë me Ramën. Ndaj në këtë kohë që kemi deri më datë 12 nëntor, në orën 16:00, duhet të bëjmë punën më intensive. Tirana duhet të jetë në rrugë me të madh e me të vogël. Po vjen Janari, biznesit të vogël u shtohet taksa 23%, t'ia mbathin dhe ata nga Shqipëria, çfarë do bëjnë ata këtu? Ata janë njerëz që jetojnë me vështirësi, por që krijojnë me qindra e mijëra shërbime, shqiptarët e presin nga ne sakrificën. Ai e ka mbushur kupën dhe duhet të qërohet, nuk ka kryeministër që të qëndrojë në karrige kurdalin super skandale në media,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll