Politike

Nuk mbyllet me kaq! Bardhi mbledh nesër deputetët e PD-së, sërish dikutime për negociatat me Berishën

Nesër diskutohet sërish, me çfarë vendimi do dalin deputetët e PD.

1 Nëntor 2022, 20:54 Nga F.M
Nuk mbyllet me kaq! Bardhi mbledh nesër deputetët e PD-së,
Deputeti Gazment Bardhi

TIRANË- Negociatat mes dy grupeve të Partisë Demokratike nuk kanë përfunduar sot! Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë. Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutime në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Njoftimi:

Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.

Sot, në një deklaratë zyrtare, Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Alibeaj bëri me dije se do të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.

sali berisha bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll