Politike

Dështimi i negociatave/ Gjekmarkaj: Bashkimin s’e donte Berisha. Rama nuk mundet me Statut

Gjekmarkaj deklaroi se deputetët kanë qenë dakort që të gjendej një formulë që të anakalonte konfliktin politik, por që Berisha ka pasur kusht njohjen e statutit të 11 dhjetorit, rrjedhimisht lidershipin e tij. 

1 Nëntor 2022, 20:37 Nga F.M
Dështimi i negociatave/ Gjekmarkaj: Bashkimin s’e donte Berisha. Rama
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se kusht për bashkimin e Partisë Demokratike ka qenë njohja e lidershipit të Sali Berishës. I ftuar në studion e emisionit “Frontline”, në News24, Gjekmarkaj deklaroi se deputetët kanë qenë dakort që të gjendej një formulë që të anakalonte konfliktin politik, por që Berisha ka pasur kusht njohjen e statutit të 11 dhjetorit, rrjedhimisht lidershipin e tij. 

“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë. Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë. Nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma. Kemi pritur me durim që do të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit. Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë. Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël. Primar u shfaq Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale. Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër. Një debatin me tone shpesh të larta. Kush është kundër Bashkimit? Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes,"- tha ai.

agron gjekmarkaj sali berisha edi rama

Sondazh

Poll