Bota

Gatishmëria e ushtrisë serbe, deputeti ukrainas komenton lëvizjen e Vuçiç: Më kujton një fqinjit tonë

Goncharenko tha se ky veprim është një histeri e Serbisë dhe kjo i ngjason me një nga "fqinjët e tyre" duke ju referuar kështu Rusisë.

1 Nëntor 2022, 13:40 Nga d.a.
Gatishmëria e ushtrisë serbe, deputeti ukrainas komenton lëvizjen
Oleksiy Goncharenko

UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka folur rreth deklaratës së ministrit serb të mbrojtjes Millosh Vuçeviç, i cili tha se presidneti serb ka urdhëruar gatishmërinë e ushtrisë serbe.

Goncharenko tha se ky veprim është një histeri e Serbisë dhe kjo i ngjason me një nga "fqinjët e tyre" duke ju referuar kështu Rusisë.

Histeria në Serbi. Forcat e armatosura kaluan në gatishmëri të lartë luftarake. Për shkak të hyrjes në fuqi të masave të reja të riregjistrimit të veturave në Kosovë. Beogradi menjëherë fillon të kthejë gjithçka në një temë ushtarake. Të kujton shumë një nga fqinjët tanë, a mendoni kështu?”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç, ushtria serbe është në gatishmëri dhe niveli i gatishmërisë luftarake është ngritur për shkak të situatës në Kosovë pas hyrjes një fuqi tjë vednimit pjër riregjistrimin e targave.

oleksiy goncharenko reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll