Bota

Aksident tragjik/ Kamioni zë poshtë 47-vjeçarin shqiptar teksa po rregullonte gomën

Shqiptari vendosi një krik në automjet dhe po punonte poshtë, kur në një moment krikulli u prish, duke bërë që automjeti t'a shtypë atë.

1 Nëntor 2022, 12:56 Nga a.l
Aksident tragjik/ Kamioni zë poshtë 47-vjeçarin shqiptar teksa
Greqi

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik, ku një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke rregulluar gomat e një kamioni. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Harilaou, mëngjesin e sotëm, konkretisht në rrugën "Psellou". 

Shqiptari vendosi një krik në automjet dhe po punonte poshtë, kur në një moment pajisja u prish dhe mjeti ra mbi të.

Njerëz të një biznesi fqinj e kishin parë 47-vjeçarin më herët në mëngjes duke punuar me makinën, por pas rreth dy orësh, panë këmbët e tij dhe kuptuan se diçka e dyshimtë po ndodhte,  duke njoftuar në të njëjtën kohë Policinë lidhur me ngjarjen./ Dosja.al 

selanik aksident

Sondazh

Poll