Bota

Ndryshimet kushtetuese në RMV, Lëvizja BESA thirrje partive politike shqiptare : Të unifikojmë qëndrimin tonë

Sipas zëvendëskryetarit të saj Arianit Hoxha, partitë shqiptare në parlamentin maqedonas, qofshin në pozitë apo opozitë duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për heqjen e termit 20% nga kushtetuta dhe ky i fundit të zëvendësohet me termin 'gjuha shqipe.'

1 Nëntor 2022, 13:19 Nga d.a.
Ndryshimet kushtetuese në RMV, Lëvizja BESA thirrje partive politike
Arianit Hoxha

MAQEDONIA E VERIUT-  Një nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja BESA i ka bërë thirrje të gjitha partive politike parlamentare shqiptare që të unifikojnë qëndrimet e tyre.

Sipas zëvendëskryetarit të saj Arianit Hoxha, partitë shqiptare në parlamentin maqedonas, qofshin në pozitë apo opozitë duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për heqjen e termit 20% nga kushtetuta dhe ky i fundit të zëvendësohet me termin 'gjuha shqipe.'

“Në frymën e interesit mbi partiak dhe duke u nisur nga fakti se të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare janë nënshkruese të deklaratës së përbashkët politike si dhe mekanizmit politik për unifikim të qëndrimeve që është tryeza e partive politike, sot në emër të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u dërgojmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim do të diskutohet dhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese që do të duhet të ndodhin shumë shpejt dhe si ndërmarrja e hapave konkret se si të heqim termin nënçmues 20 për qind dhe të njëjtin ta zëvendësojmë me termin gjuha shqipe.”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i lëvizjes BESA. Të heqim dorë nga bajraktarizmat dhe të bëjmë krenar çdo shqiptarë në RMV”, deklaroi Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes BESA.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe është zyrtare në komunat me shumicë shqiptare, në Shkup, si dhe në institucionet qendrore, si në Kuvend dhe Qeveri, por si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë së Veriut. Mbi bazën e këtij përkufizimi shqiptarët realizojnë të drejtat tjera, si përdorimin e simboleve kombëtare, përfaqësimin në institucione, arsim, kulturë e sfera tjera.

arianit hoxha partite shqiptare ne maqedoni

Sondazh

Poll