Bota

Situatë e qetë në Jarinjë, deri më tani policia e Kosovës ka vendosur mbi 30 fletë qortime

Policia e Kosovës deri në mesditë, ka dhënë mbi 30 fletë qortime për të gjithë qytetarët që ende posedojnë në automjete, targat ilegale si KM, PR, etj. Këto targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, vazhdojnë të lëshohen nga autoritetet e Serbisë.

1 Nëntor 2022, 12:45 Nga d.a.
Situatë e qetë në Jarinjë, deri më tani policia e
Targat

KOSOVË- Pas hyrjes në fuqi të vendimit të përshkallëzuar, të marr nga qeveria e Kosovës më 28 tetor, në pikë kufitare të Jarinjës situata deri më tani paraqitet e qetë.

Policia e Kosovës deri në mesditë, ka dhënë mbi 30 fletë qortime për të gjithë qytetarët që ende posedojnë në automjete, targat ilegale si KM, PR, etj. Këto targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, vazhdojnë të lëshohen nga autoritetet e Serbisë.

Në pikën kufitare në Jarinje që ndan Kosovën me Serbinë, deri më tani policia nuk ka hasur në rezistencë, gjatë zbatimit të vendimit të përshkallëzuar.

Patrullat e Policisë së Kosovës kanë filluar tashmë zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, duke u shqiptuar masa qortuese qytetarëve të Kosovës, të cilët ende nuk i kanë konvertuar targat e automjeteve të tyre nga ato ilegale KM, në ato të ligjshme RKS.

Më 31 tetor skadoi dhe afati i fundit i vendimit të qeverisë së Kosovës për të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në veri që të konvertojnë targat e makinave të tyre në RKS. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim, por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj duke bërë vetëm disa ndryshime të rregullave. Duke filluar nga 1 nëntori deri më 21 nëntor për këdo që nuk konverton targat serbe do të jepet masa e vërejtjes. Pastaj do të vijojë me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat prove për makinat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave me targa ilegale.

reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll