Bota

Aeroplanët e luftës hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit në Amazon, ndërsa pritet që rreziku të rritet

27 Gusht 2019, 18:50 Nga DOSJA
Aeroplanët e luftës hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit në

BRAZIL- Aeroplanët e luftës braziliane kanë filluar hedhjen e ujit në pyjet e djegura të Amazonës, duke iu përgjigjur në formë proteste shkatërrimit të pyllit më të madh në botë me shi tropikal.

Presidenti Jair Bolsonaro autorizoi operacionet ushtarake në shtatë shtete të dielën për të luftuar zjarret masive në Amazon, duke iu përgjigjur kërkesave për ndihmë nga qeveritë e tyre lokale, tha një zëdhënës i zyrës së tij.

Një video e postuar nga Ministria e Mbrojtjes të shtunën në mbrëmje tregonte një aeroplan ushtarak që pomponte mijëra litra ujë nag lartësia për ët shuar vatrat e mëdha të zjarrit.

Përgjigja vjen pasi udhëheqësit e vendeve të G7 në Francë shprehen shqetësime të mëdha për zjarret.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se G7 ishte afër një marrëveshje për të siguruar “ndihmë teknike dhe financiare” për vendet e prekura nga zjarret në Amazon.

Gati 80,000 zjarre janë regjistruar në të gjithë Brazilin këtë vit, zjarri më i madh prej 2013, sipas agjencisë së kërkimit hapësinor INPE.

Bolsonaro njoftoi që ushtria do të zhvendosej të premten pas disa ditësh kritikash nga publiku dhe liderët botëror se qeveria e Brazilit nuk po bënte asgjë për të luftuar zjarret.

Ai gjithashtu shkroi në rrjetet socilae se kishte pranuar ofertën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një aeroplan dhe mbështetje të specializuar për operacionet e zjarrfikësve, pas një thirrje midis dy udhëheqësve.

Por jashtë Rondonias, qeveria nuk duhej të jepte detaje për shtetet e tjera. Ministria e mbrojtjes tha në një konferencë të shtunën se 44,000 trupa ishin të disponueshëm në rajonin verior të Amazonës në Brazil, por nuk tha sa do të përdoren ku dhe çfarë do të bënin.

Personeli ushtarak rreth Porto Velho dukej se po bashkërendonte kryesisht përpjekjet e zjarrfikësve, thuhet sipas një dëshmitari të Reuters.

I pyetur për detaje shtesë, ministria tha se në të shtatë shtetet që kanë kërkuar ndihmë, ushtria po planifikon operacione për të mbështetur nismat e zjarrfikësve që janë duke u zhvilluar.

Ministri i drejtësisë, Sergio Moro, kishte autorizuar gjithashtu një forcë të policisë ushtarake për të ndihmuar në shurjen e zjarreve. Ndërkohë  zyra e Presidentit postoi rrjetet sociale një foto të oficerëve të policisë në një aeroplan të vendosur për Rondonia, i cili kishte mbërritur në mesditë në vendngjarje.

Ministri i mjedisit, Ricardo Salles, postoi një video ku tregohej një rresht i gjatë i kamionëve të verdhë që ndihmojnë në paranadalimin e zjarrit dhe automjeteve të tjera qeveritare, duke thënë se ata ishin në tokë duke reaguar kundër zjarreve.

Amazon është pylli më i madh tropikal në botë dhe shihet si jetik për luftën kundër ndryshimit të klimës për shkak të sasive të mëdha të dioksidit të karbonit që thith.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroplanët e luftës brazil zjarret masive në amazon aeroplanët e luftës brazil zjarret masive në amazon

Sondazh

Poll