Projektbuxheti/ Duma-Muzhaqit: Ç'keni bërë për rininë që po largohet? S'jeni të qartë në rolin tuaj
Ditën e sotme, vijoi seanca e dytë në Komisionin e Punëve dhe Çështjeve sociale me ministren Bora Muzhaqin.
TIRANË- Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Grida Duma dhe ministrja Bora Muzhaqi u përfshinë në një debat për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2023”. Duma kërkoi nga ministrja që të bënte publike objektivat e programit që kap vlerën 11 miliard, e sesi ky projekt do të funksionojë.
Duma iu drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve. Pas kësaj kërkese nisi debati mes tyre për rolin e ministres.
DEBATI I PLOTË:
Grida Duma: Nuk kemi kërkesë që të lexoni emrat e projekteve.
Muzhaqi: Jo do lexoj sa është buxheti dhe çfarë bëjnë
Duma: Cili është targeti i rinisë që ju mbuloni?
Muzhaqi: Për fëmijët nga 0-18 vjeç dhe 15 deri në 18 konsiderohen të rinj. Duke qënë se e kërkuat dje, po ju tregoj dhe programet.
Duma: Kush ka qënë objektivi për programin 11 miliard? Si parashikohet programi 11 miliard? Si do ta rregullojë eficencën?
Muzhaqi: Këtu jemi mbledhur për të diskutuar.
Duma: Jo një herë dhe dy herë. Ju thoni vlera është aq, ju them cilat godina, ju thoni do i them më pas. Meqë thoni se mediat bëjnë tituj spekulativ, nuk bëhet asnjë për protestën e pedagogëve
Muzhaqi: Unë po flas për buxhetin
Duma: Dhe unë për buxhetin po ju flas
Muzhaqi: Nëse me lejoni, çfarë parashikohet që të bëhet vitin e ardhshëm. Buxheti që unë mbuloj është ai për rininë. Unë e kreva raportimin për ministrinë time, ju po më kërkoni për më gjerë.
Duma: Ky 11 miliardi është nga buxheti i shtetit?
Muzhaqi: Po
Duma: Pse e keni parashikuar ndërtimin me këtë projektbuxhet. Kjo shkon përtej bisedës tonë
Muzhaqi: Jo nuk shkon përtej, nuk do të thotë se duhet të marrim autonominë e tenderimit.
Duma: Ta mbyll unë pastaj vijon. Ministria duhet të shqetësohet se këto buxhete ti ndërtojë në hall, po ju nuk jeni për ministrinë e arsimit, as për rikonstruksionin e godinave. Ju falenderoj që na e thatë që në këto 11 miliard futet rikonstruksioni. Në këtë sens ju këshilloj që të mos e vazhdojmë me këtë të rikonstruksioneve se nuk është një lavdërim.
Muzhaqi: Ndjesë se ndoshta përsëritem, strategjia kombëtare e rinisë nuk rivendoset në strategjitë e tjera. Ndaj unë dhe dje insistova se jam këtu për të folur për buxhetin që e kam bërë unë.
Duma; Nuk jemi komision te mënyra sesi i bëni ju ushtrimet. Nuk jemi këtu për ushtrim.
Muzhaqi: Prandaj po përpiqem.
Duma: Përpiqu pak më shumë se mbase ju kuptojmë. Nuk ju kërkojmë që të radhisni projekte të akademive apo të barinjve. Ne kërkojmë shifrën. Mirë na jep tre shifra që ju kuptoni. Shifra nuk kuptohet. Ju nuk kuptoni rolin tuaj
Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim
Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vjet. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem.
Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.
Duma: Si thatë?
Muzhaqi: Po e përsëris për ta rikujtuar
Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne
Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje
Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol , Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.
Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente
Duma: Ka kaluar koha e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj
Muzhaqi: E kam shumë të qartë.
Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten.
Sondazh
KODI ZGJEDHOR/ Alibeaj iu "turret" mediave: Ndalohen komentet politike, gjobë për redaktorin, gazetarin dhe eprorët
Enkelejd Alibeaj TIRANE- Pjesë e propozimeve të grupit Alibeaj për paketën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë edhe dy pika ...
"Popull mosmirënjohës", ironia e Bushatit për fluturimet me çarter të Ramës: I kemi shumë borxhe brendit ndërkombëtar
Edi Rama dhe Andi Bushati TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbrojtjen që kryeministri Edi Rama bën përballë publikimit të...
Sot nis aplikimi për panelet diellore për ngrohjen e ujit, Rama: Qeveria do ju mbështesë
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme nis aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin. Kryeministri Edi Rama k...
FOTOT/"Tirana jonë e bllokuar", Alimehmeti nxjerr pamjet e trafikut në Tiranë
Fotot nga postimi TIRANE- Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga favoritët kryesorë për të garuar përballë Erion Veliajt në...
'O Zot të qash a të qeshësh'/ Akuzat për udhëtimet, Rama: Thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj?
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë tjetër për akuzat që iu janë bërë nga opozita ...
VIDEO- Rama nis ditën me muzikë, i bie pianos: Mirëmëngjesi nga Korça e bukur
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë. Ai ka ndarë një video, që tregon se është...
Berisha: Basha dogji mandatet si Musolini, s'e linte kush, e kapnin për leckash
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama e ekzekutoi brenda një dite vendimin p&e...
Berisha: Shkaku i armiqësisë me Ramën është logoja e PD-së, po e mban peng krimineli se ka në dorë gjykatat
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se një nga shkaqet e armiqësisë me kryeminis...
Lobingu në PD/ Berisha: Nuk e di nëse janë para ruse, Basha të dalë të tregojë si i nisi në Skoci
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi ish-kreut të Partisë Demokratike që të dal&eu...
"S'përmend oligarkët"/ Berisha-Bardhit: S'jam selektiv, por dosjen e Durrësit e njoh mirë, është aferë gjigante
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së deputetit të Par...
