Aktualitet

Dhunohen vëlla e motër në Greqi, banda shqiptare i bën për spital, policia arreston 5 persona

Studentja tentoi sërish të largohej, por aty mori sulmin e madh. Disa persona iu hodhën sipër, filluan ta dhunonin edhe në trup.

1 Nëntor 2022, 08:21 Nga A.B
Dhunohen vëlla e motër në Greqi, banda shqiptare i bën
Ambulance

GREQI- Një bandë vajzash kanë sulmuar një vajzë 15-vjeçare në një park në Agios Dimitrios, duke e dhunuar me dru, tërhequr nga flokët dhe duke ia goditur kokën në tokë, teksa vëllai i saj i mitur, i cili pa sulmin, tentoi ta ndihmonte. Vajzat kërkuan ndihmën e një grup të rinjsh shqiptarë.

Ngjarja, ka ndodhur në orën 20:30 të datës 28 tetor në Radio Park në Brahami. Vajza ishte duke biseduar me një shoqe të moshës së saj, kur papritur iu afrua një grup vajzash. Viktima kur e kuptoi se diçka nuk shkonte shkoi të largohej por më pas u shfaq një djalë i cili iu vërsul, e pështyu dhe e shtyu ndërsa një vajzë tjetër e kapi për flokësh dhe filloi t'ia godiste kokën në tokë.

Studentja tentoi sërish të largohej, por aty mori sulmin e madh. Disa persona iu hodhën sipër, filluan ta dhunonin edhe në trup.

Vëllai i saj vrapoi ta ndihmonte, por dhe ai u sulmua. Gjatë gjithë kësaj skene, njëri prej autorëve i mori 200 euro vëllait të 15-vjeçares.

Pasi i lanë të mbuluar me gjak e më pas u zhdukën në rrugët e ngushta të zonës ndërsa dy fëmijët u dërguan në spitalin “Aglaia Kyriakou”. Të nesërmen vajza shkoi me nënën dhe vëllanë e saj në departamentin e sigurisë së Agios Dimitrios ku bëri një denoncim.

Nga hetimet e autoriteteve u arrestuan pesë persona të cilët u njohën nga djali dhe motra e tij./Burimi: Protothema.gr

shqiptaret dhunojne 15-vjeçaren ne greqi greqi

Sondazh

Poll