Aktualitet

'Skandal, nuk hapet asnjë komision'/ Lubonja: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Ai u shpreh se është e pakuptimtë dhe skandal për një shtet si Shqipëria, që kryeministri të udhëtojë falas e në të njëjtën kohë të mos jetë bërë transparencë.

1 Nëntor 2022, 07:56 Nga A.B
'Skandal, nuk hapet asnjë komision'/ Lubonja: Rama me charter si
Fatos Lubonja

TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e quajti të pakuptimtë faktin që Rama ka udhëtuar kaq shumë me avion charter privat. Ai u shpreh se është e pakuptimtë dhe skandal për një shtet si Shqipëria, që kryeministri të udhëtojë falas e në të njëjtën kohë të mos jetë bërë transparencë.

Ai thotë se nëse Rama ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, duhet që të bëhen zyrtare, siç bëhet nëpër botë. 

“Kemi pedagogët që po hyjnë në grevë urie sepse nuk kërkojnë asgjë më shumë se rroga të barabarta me kolegët në Maqedoni e Kosovë. Shihni sa udhëtime me charter ka bërë Albin Kurti. Shihni edhe ato të shteteve të mëdha e do shihni se është skandal për ato shtete, jo më për një shtet si i yni. Rama mund të ketë udhëtuar edhe falas por askush s’të jep gjë falas pa marrë diçka në këmbim. Duhet transparencë. Hyjmë në rreth vicioz. Nuk hapet asnjë komision parlamentar për këtë çështje. Dy udhëtime e gjysmë në muaj për 2021 më duken shumë. Renzi në Itali ka përdorur charter dhe është bërë skandal i madh. Që Italia ka 60 milionë banorë.

Ka udhëtime të sheikëve dhe pasanikëve të mëdhenj, por kaq udhëtime kryeministri i vendit më të varfër në Europë? E mjaftueshme që të kuptojmë në ç’vend po jetojmë.  Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, kontratat janë zyrtare aq më tepër një kryeministër që punoka si reklamues i një kompanie. Na thotë “hani këtë supën time ose hidhuni nga dritarja” se nuk keni ç’bëni”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

fatos lubonja edi rama

Sondazh

Poll