Politike

Korreshi: S'ka shërbime, kjo është territor-hale, Bashkia e Lushnjes është mbushur me patronazhistë, futen në aksion para zgjedhjeve

Duke folur nga foltorja e Kuvendit Korreshi tha se në gjithë Bashkinë mungojnë investimet dhe shërbimet teksa nuk kurseu as ironitë me qeverinë. Ai tha se po të kalosh në rrugët e fshatit pas orës 17:00 nuk e sheh atë që të kalon afër dhe rrezikon që të të fusë gishtat në sy e të qërrojë.

31 Tetor 2022, 18:34 Nga e.k
Korreshi: S'ka shërbime, kjo është territor-hale, Bashkia e
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputetii Partisë Demokratike, Saimir Korreshi akuzoi mazhorancën se e kanë mbushur Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë për të vjedhur votat në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Korreshi tha se në gjithë Bashkinë mungojnë investimet dhe shërbimet teksa nuk kurseu as ironitë me qeverinë. Ai tha se po të kalosh në rrugët e fshatit pas orës 17:00 nuk e sheh atë që të kalon afër dhe rrezikon që të të fusë gishtat në sy e të qërrojë.

Sa i përket Reformës Territoriale deputeti demokrat e cilësoi se reformë territor-hale

Saimir Korreshi: Janë trashur se nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Të gjithë ato prodhime që kanë në minifinancë. Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë. Cili shërbim përveçse një në gjendjen civile që merrnin nga një 5 mijë lekësh po dhe atë ja morët se e keni dixhitalizuar keni futur satelitët. Qa shërbimi i ofroni fshatit se pas orës 17 të kalon njëri afër e të fut gishtat në sy e të qërron. Marrin bashkinë e Lushnjës qa transporti i ofron. Transport jo, shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim. Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territorriale këto janë shërbimet. Shtuan radhët e SHA-ve që ka bashkia. Ujësjellës, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë llojë shërbimi, vërtëtimet e Njësive i njeh njeri, opingat njef. Nga reformë territopriale po e çoni në reforme territorhale. Plehrat gjoja të inceneratorit atje në Fier janë grumbull, ishalla nuk vjen vera shpejt. Atje është bërë mos o zot, Lushnja ndezet nhga një sërë aromash, dihet të jemi bashkë të dëgjojmë atë erën e peletave. I djegim plerat nëpër kazane. 

seance plenare 31 tetor 2022 saimir korreshi

Sondazh

Poll