Politike

Marrëveshja PD-PL, Rama: Aleancë rublash që duan ndryshimin e pushtetit me dhunë 

Rama për marrëveshjen theksoi se janë një aleancë rublash që duan të parrin pushteti me dhunë jo me votë.  

31 Tetor 2022, 18:00 Nga I.A
Marrëveshja PD-PL, Rama: Aleancë rublash që duan ndryshimin e
Edi Rama

ERSEKË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen e Partisë Demokratike së bashku me Partinë e Lirisë. Gjatë një takimi me banorët në Ersekë, Rama ka theksuar se ka përball një aleancë që financohet dhe është në shërbim të parave ruse. Rama për marrëveshjen theksoi se janë një aleancë rublash që duan të marrin pushtetin me dhunë jo me votë.  

“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara që PD financohej nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se nuk ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të komenteve, të TV, së bashku me ata që i morën këto para, thanë se kjo është sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Por na doli nga raporti i CIA-s që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Sot nuk flasim më për PD, se nuk e dimë se ça është më. Por ajo aleanca, për të cilën deri dje më thoshin; Ç’ke me ata, njëri është plak në pension, tjetri në presidencë, pse i thua Lulit; Lulëzim ndahu nga ata të dy. S’paska qenë e thjeshtë. Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë. Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK”, tha Rama.

Rama foli edhe protestat e opozitës të cilat do të nisin më 12 nëntor, duke u shprehur ata po përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër vetës dhe kundër shtetit.

"Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që është fatkeqësisht pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar. Ca duhet më shumë? Si mund të mos mjaftojnë këto gjera që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin për tu distancuar përfundimisht jo thjesht një person por nga një grup personash, që fytyrën kanë prej njeriu, por në vend të gjuhës kanë bisht. Njerëz me bisht në vend të gjuhës, që janë gati të kafshojnë përditë deri në kufoma nga mëngjesi në darkë, përpara kamerave. Për çfarë shqyhet një kufomë, duke i thënë që e vrau policia dhe shteti, për ti ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për ti nxitur njerëzit kundër vetevetës, për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll