Art&Argëtim

FOTO/ Fatura, kur Sali Berisha paguante rreth 3 mijë dollarë për të fjetur në ‘Hilton Berlin’

28 Gusht 2019, 12:15 Nga DOSJA

TIRANË- Faturat e shpenzimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, janë kthyer tashmë në lajmin kryesor të javës.

Reagime nga opozita dhe shoqëria civile kanë nxitur revoltë lidhur me çmimin e kripur prej 700 eurosh që Gjonaj ka paguar për të fjetur një natë në hotel në Romë.  Por duket, se kur vjen puna tek luksi, e gjithë politika është njësoj.

Një faturë, e publikuar në rrjetet sociale, tregon se ish-kryeministri Sali Berisha, ka paguar 2695 dollarë për të fjetur në hotelin ku ka qendruar edhe Gjonaj në Gjermani për 3 netë. Pra rreth 3 mijë dollarë në vitin 2009.

Dhoma për një natë për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë… Me këtë, kuptohet edhe arsyeja pse Berisha si rrallëherë nuk e ka komentuar rastin Gjonaj.

Për më tepër, faksimilja e mëposhtme:

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur fatura e hotelit te berishes udhetimet e luksit te gjonajt fatura e hotelit te berishes udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll