Art&Argëtim

“Ti ik, tjetër vjen”, Stresi ‘e zëvendëson’ pas ndarjes, Kejsi e bën të pendohet: Edhe femnën ta marr (FOTOT)

28 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
“Ti ik, tjetër vjen”, Stresi ‘e

TIRANË– Arkimed Lushaj i dha fund lidhjes disa vjeçare me ish-të fejuarën e tij Kejsi, por pas ndarjes çifti nuk i lenë pas mesazhet e koduara.

Kejsi duket se e ka lënë pas historinë e dashurisë dhe ka vendosur t’i përkushtohet vetes. Ajo poston nga përditshmëria e saj foto dhe video, teksa duket që e ka marrë me sportivitet ndarjen. Por, herë pas here nuk mungojnë dhe mesazhet që përcjell nëpërmjet postimeve të saj për Stresin.

Reperi ka postuar në rrjete sociale një shprehje, që më pas e ka fshirë: “Tu ngu Love Story: Për mu Nuk O problem…??? Qysh vazhdon se e kom harru”.

Ndërkohë menjëherë ka ardhur një përgjigje nga fansi i Stresit, të cilës reperi i ka dhënë pëlqimin e tij: “Ti ik nji tjetër, vjen.”

Por, nga ana tjetër nuk mbeten pas postimet e Kejsit me shprehje provokuese. Në një foto ku bukuroshja ka pozuar në këmbë me barkun jashtë, shkruan: “Edhe femnën ta marr, e kom fanse”.

Duket se reperi është penduar me postimin e tij, që duket qartë një dedikim për Kejsin, duke e fshirë postimin nga rrjetet sociale.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kejsi lushaj ndahet stresi reperi stresi arkimed lushaj kejsi lushaj ndahet stresi reperi stresi

Sondazh

Poll