Art&Argëtim

Big Brother fillon së shpejti? Reagon Arbana Osmani me foto dhe mesazh nga studio e spektaklit (FOTOT)

28 Gusht 2019, 07:19 Nga DOSJA
Big Brother fillon së shpejti? Reagon Arbana Osmani me foto dhe mesazh nga

TIRANË– Pas gati 3 vitesh shkëputje, duket se Big Brother do të rikthehet sërish, nën drejtimin e Arbana Osmanit (Lexo këtu). Burimet bëjnë me dije se edicioni i ri i Big-ut do të nisë nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020.

Një reagim ka ardhur dhe nga Arbana Osmani, e cila me foto nga studioja e vjetër ndez shpresat për një sezon të ri.

“Uroj ta dija, por vërtet nuk e di, shpresoj t’ju shoh së shpejti,”– shkruan Arbana në rrjete sociale.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani prej vitesh drejtonte një ndër spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, Big Brother. Por, vitet e fundit drejtues i programacionit u vendos Ledion Liço, duke larguar nga formati Arbana Osmanin, e cila me sa duket do të rikthehet sërish.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani moderatorja spektakli big brother arbana osmani moderatorja spektakli big brother

Sondazh

Poll