Art&Argëtim

Nga Bebe Rexha tek Ava Max veshjet e pazakonta që parakaluan tapetin e kuq në “MTV VMA 2019” (FOTOT)

28 Gusht 2019, 10:47 Nga DOSJA
Nga Bebe Rexha tek Ava Max veshjet e pazakonta që parakaluan tapetin e kuq

SHBA– Eventi gjigand që bën bashkë të gjithë divat e muzikës ka sjellë veshje nga markat më prestigjioze në botë. VMAs MTV 2019 shfaqi në tapetin e kuq yjet e muzikës, të cilët shkëlqyen me veshjet e tyre glamour.

VMA-të na kanë dhuruar disa pamje vërtet të paharrueshme, herë pas here të diskutueshme që do të mbeten në histori. Nga VIP-at që mbeten në veshjet e thjeshta dhe pa pompozitet, tek ata që zgjedhin të bien në sy me veshjen ‘anormale’. Nga femrat të veshura si meshkuj tek meshkujt të veshur si femra, evente të tilla sjellin risi.

Këtë vit, për 36-vjetorin e shfaqjes së çmimeve, yje si Taylor Swift dhe Megan Thee Stallion tronditën të ftuarit me fustanet dhe këpucët e punuara me aq detaje nga markat prestigjoze për parakalimin e tyre në tapetin e kuq.

Fustani Versace i Taylor Swift dhe veshja vezulluese e Lizzo-s, një fustan i kuqërremtë që i mahniti të gjithë, janë veshjet që spikatën më shumë në këtë event.

Midis divave të muzikës gjendej dhe Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare që kishte zgjedhur të paraqitej me një fustan të argjendtë, seksi, që nxirrte në pah më të mirat e saj.

Ndërkaq pjesë e këtij eventi ishte edhe Ava Max që zgjodhi të vishej si një superheroinë, me një veshje të pazakontë.

Në sy ra mungesa e Dua Lipës dhe Rita Orës, të cilat nuk u panë të parakalonin në tapetin e kuq!

BURIMI: Cosmopolitan

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim event gjigant event muzikor vma vma mtv 2019 event gjigant event muzikor vma vma mtv 2019

Sondazh

Poll