Bota

Banda e të miturve grabisin shpërndarësin e picave në Greqi, përfundojnë të gjithë në polici

Sulmi ka ndodhur në rugën Pontou dhe, kur autorët i kanë marra çantat dhe motorrin me dhuna dhe e kanë lënë në këmbë. Shparndarasi ka lajmëruar menjëherë Policinë, njerëzit e së cilës kanë vazhduar me arrestimin e të dyshuarve. 

31 Tetor 2022, 11:53 Nga d.a.
Banda e të miturve grabisin shpërndarësin e picave në
foto ilustruese

GREQI- Nja shpërndarës pice, në zonën e Refugjatëve të Patrës, kur mbërriti në vendin ku duhej të dorëzonte porosinë të shtunën mbrëma, u sulmua papritur nga katër të rinj, mes tyre dy fëmijë qa ende nuk i kishin mbushur 12 vjeç.

Sipas medaive vendase, sulmi ka ndodhur në rugën Pontou dhe, kur autorët i kanë marra çantat dhe motorrin me dhuna dhe e kanë lënë në këmbë. Shparndarasi ka lajmëruar menjëherë Policinë, njerëzit e së cilës kanë vazhduar me arrestimin e të dyshuarve. 

Pak më vonë, viktima e sulmit ka njohur katër autorët dhe me habi u zbulua se mes tyre ndodheshin edhe dy të miturit. Ndaj të gjithëve është ngritur rasti për grabitje të përbashkët, ku përfshihen prindërit e dy të miturve për neglizhencë të mbikëqyrjes së tyre.

Katër të mitur të tjerë të moshës vetëm 11 dhe 12 vjeç janë arrestuar në Patra nga Policia e Sigurimit, mëngjesin e së shtunës, kur vodhën tre çanta beli në një dyqan tregtar! Hajdutët e “papjekur” u lanë të lirë për shkak të moshës së re, por ndaj prindërve u ngrit një rast për moskujdesje ndaj një të mituri.

vjedhje ne greqi policia greke

Sondazh

Poll