Bota

'Tani po flas unë', momenti kur ish-presidenti Barack Obama debaton me një burrë gjatë fushatës në Detroit(VIDEO)

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues në një tubim në Michigan pasi një burrë e ndërpreu dy herë gjatë fjalës së tij.

31 Tetor 2022, 09:50 Nga d.a.
'Tani po flas unë', momenti kur ish-presidenti Barack Obama
Obama

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues gjatë një mitingu të fushatës në Detroit, Michigan. Ai po fliste për ndarje në shoqëri dhe armiqësi në politikën amerikane kur një burrë e ndërpreu dy herë.

Sipas medaive vendase, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u përball me një sulmues në një tubim në Michigan pasi një burrë e ndërpreu dy herë gjatë fjalës së tij.

"Për momentin, unë jam duke folur. Do të keni një shans të flisni dikur më vonë," i tha Obama burrit që e ndërpreu atë dy herë gjatë fjalimit të tij.

Duke iu drejtuar një tubimi të fushatës në mbështetje të guvernatorit demokrat, Gretchen Whitmer, Obama tha se ka politikanë që punojnë për përçarje.

"Ne kemi politikanë që punojnë për të nxitur përçarjen në përpjekje për të na zemëruar dhe frikësuar nga njëri-tjetri për përfitimin e tyre. E gjithë kjo bëhet e zhurmshme nga sociale media."- tha Obama.

Barack Obama u rekrutua nga Partia Demokratike, në funksion të zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit dhe në mes të vështirësive intensive për administratën e Joe Biden, me pasojë rrezikun e një disfate të madhe. Tashmë, ish-presidenti i SHBA ishte në një numër shtetesh kritike për rezultatin e garës, duke kërkuar të paktën të kufizonte shtrirjen e humbjeve. Obama iu drejtua votuesve të shqetësuar për inflacionin dhe paralajmëroi se republikanët që kërkojnë kontrollin e Kongresit nuk kanë plan të merren me çmimet e larta. 

barack obama gretchen whitmer zgjedhjet afatmesme ne shba

Sondazh

Poll