Bota

"Jeni të ndyrë, ju jeni antibullgar", protestuesi përplaset me Mickoskit në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari

Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas.

31 Tetor 2022, 11:24 Nga d.a.
"Jeni të ndyrë, ju jeni antibullgar", protestuesi
momente nga perplasja

MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e djeshme në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë kulturor maqedonas me emrin “Nikolla Vaptsarov”.

Në inagurimin e tij kanë qenë të pranishëm dhe politikanë nga Maqedonia e Veriut, në mesin e të cilëve edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.

Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas. Agravimi i situatës është vënë nën kotroll nga forca të shumta policore të cilat ishin të pranishme në event.

"Ju kanë paguar që të vini këtu, jeni të ndyrë, ju jeni antibullgar"-dëgjohet ti thotë burri Mickoskit i cili nga ana e tij i ka kërkuar që të ulë dorën dhe tonin e zërit.

Hapja e klubeve bullgare dhe maqedonase në territoret e njëra tjetrës, është përcjellë me reagime të shumta në të dy shtetet. Mickoski nga ana tjetër njihet për qëndrimin e tij kundër propozimit francez që çoi dhe në sheshimin e mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që i hapi rrugën kësaj të fundit së bashku me Shqipërinë që të vijojnë rrugën drejt integrimit në BE.

hristijan mickoski marredheniet bullgari-maqedoni

Sondazh

Poll