Bota

Çmimi i grurit rritet me gati 6% pasi Rusia pezullon paktin e Detit të Zi me Ukrainën

Kontrata më aktive e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos (CBOT) u rrit me 5.7% në 8.77-3/4 dollarë për buhel në 0816 GMT, pasi arriti në 8.93 dollarë më parë gjatë ditës, duke qenë më e larta që nga 14 tetori.

31 Tetor 2022, 10:29 Nga d.a.
Çmimi i grurit rritet me gati 6% pasi Rusia pezullon paktin e Detit
Gruri

RUSI- Çimi i grurit u rrit me pothuajse 6% të hënën dhe misri u rrit me më shumë se 2% pasi tërheqja e Rusisë nga një marrëveshje eksporti në Detin e Zi ngriti shqetësime mbi furnizimet globale.

Sipas Reuters, kontrata më aktive e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos (CBOT) u rrit me 5.7% në 8.77-3/4 dollarë për buhel në 0816 GMT, pasi arriti në 8.93 dollarë më parë gjatë ditës, duke qenë më e larta që nga 14 tetori.

Kontratat e së ardhmes së grurit arritën një rekord prej 13,64 dollarë në mars, ndërkohë misri u rrit 2,6% në 6,98-1/4 dollarë për buhel dhe soja u rrit me 0,6% në 14,09-1/4 dollarë.

"Kjo është një lëvizje inflacioniste, duke mbështetur çmimet e grurit dhe misrit. Çmimet janë rritur, por fitimet e mëtejshme do të varen nga mënyra se si do të zhvillohet situata," tha një tregtar me bazë në Singapor. 

Vendimi i Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit nga Ukraina ka sjellë shqetësime të mëdha mbi furnizimin global të ushqimit në një kohë kur bota tashmë po përballet me një krizë urie në rritje.

Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e Detit të Zi të shtunën në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Kievi tha se Rusia po bënte një justifikim për një dalje të përgatitur nga marrëveshja dhe Uashingtoni tha se po armatizonte ushqimin. Qindra mijëra ton grurë të rezervuar për dërgesë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme janë në rrezik pas tërheqjes së Rusisë, me eksportet e misrit ukrainas në Evropë gjithashtu pritet të goditen, thanë dy tregtarë të tjerë me bazë në Singapor.

Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Ukraina thanë se po ecin përpara në marrëveshjen e eksportit të drithërave me një plan tranziti në fuqi për 16 anije të hënën.

Sipas marrëveshjes së drithërave të ndërmjetësuar nga OKB, një Qendër e Përbashkët Koordinuese (JCC) që përbëhet nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas, bie dakord për lëvizjen e anijeve dhe inspekton anijet. Më shumë se 9.5 milion ton misër, grurë, produkte luledielli, elbi, rapese dhe soje janë eksportuar nga Deti i Zi që nga korriku.

Tregjet e drithërave kanë qenë të ndjeshme ndaj zhvillimeve në pushtimin tetë-mujor të Ukrainës nga Moska, sepse të dy vendet janë ndër furnizuesit më të mëdhenj në botë të grurit.

marreveshja per dritherat rusi-ukraine

Sondazh

Poll